PËRFUNDON SEANCA PËR RASTIN E AULON ZEKËS

666
0
SHPËRNDAJE

Seanca ndaj dy të miturve të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës ka përfunduar para pak minutash

Para pak minutave në Gjykatën Themelore të Prishtinës në Departamentin për të Mitur ka përfunduar seanca fillestar ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Aulon Zekës, të dy të mitur.

Avokati i palës së dëmtuar, Skender Musa tha se prokuroria ka prova të mjaftueshme dhe të fuqishme që flasin se vrasja është kryer me dashje, paramendim dhe se të dyshuarit kanë provuar t’i fshehin provat pas kryerjes së veprës, raportojnë mediet kosovare.

I ndjeri Zeka u vra në shtator të këtij viti në kryeqytet, ndërsa pas vrasjes si të dyshuar u arrestuan dy persona të cilëve më pas iu caktua paraburgimi.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 25 dhjetor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU