BAYERNI I HAKMERRET PSG-së, KOMPLETOHEN TETË EKIPET E PARA QË KALOJNË GRUPET

531
0
SHPËRNDAJE

Janë zhvilluar ndeshjet e fundit për Grupet A, B, C dhe D të Ligës së Kampionëve

Ndeshja kryesore e mbrëmjes është zhvilluar në Allianz Arena, aty ku Bayern Munich ka fituar ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 3:1.

Robert Lewandowski me një dhe Corentin Tolisso me dy gola i dhanë fitoren Bayernit që në njëfarë mënyre u hakmor ndaj PSG-së për humbjen në ndeshjen e parë në Paris (0:3). Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Kylian Mbappe. Përkundër kësaj humbje, PSG shkon tutje si e para nga Grupi B, kurse Bayerni nga vendi i dytë.

Nga Grupi A, Baseli i Taulant Xhakës i bashkohet Manchester Unitedit në fazën tjetër, pas fitores 2:0 në udhëtim te Benfica. ‘Djajtë e Kuq’ kualifikohen si të parët në këtë grup me 15 pikë, pas fitores 2:1 ndaj CSKA Moskës, me golat e Romelu Lukaku dhe Marcus Rashford.

Shumë interesant në Grupin C, në të cilin ishin në garë për kualifikim Roma dhe Atletico Madrid, por skuadra italiane me fitoren 1:0 ndaj Qarabag siguroi kalimin tutje madje edhe vendin e parë në grup duke rrëzuar Chelsean në të dytin, pasi londinezët barazuan në 1:1 ndaj Atleticos në Stamford Bridge. Ekipi i Diego Simeones duhet të kënaqet vetëm me vendin e tretën që i dërgon në Ligën e Evropës.

Në Grupin D, Juventusi me nga një gol në secilën pjesë triumfoi ndaj Olympiakosit në Athinë, për të siguruar vendin e dytë në tabelë. Pozita e parë i takon Barcelonës e cila me rezultat të njëjtë 2:0 mposhti Sportingun.

Nesër do të kompletohen 16 skuadrat e kualifikuara në 1/8 e finales, pas ndeshjeve në katër grupet e mbetura.

Grupi A

Benfica – Basel                        0:2

Man. United – CSKA Moska   2:1

  1. Man. United 6 15
  2. Basel 6 12
  3. CSKA Moska 6 9
  4. Benfica 6 0

Grupi B

  1. Munich – PSG 3:1

Celtic – Anderlecht                  0:1

  1. PSG 6 15
  2. B. Munich 6 15
  3. Celtic 6 3
  4. Anderlecht 6 3

Grupi C

Chelsea – Atl. Madrid             1:1

Roma – Qarabag                      1:0

  1. Roma 6 11
  2. Chelsea 6 11
  3. Atl. Madrid 6 7
  4. Qarabag 6 2

 

Grupi D

Barcelona – Sporting              2:0

Olympiacos – Juventus           0:2

  1. Barcelona 6 14
  2. Juventus 6 11
  3. Sporting 6 7
  4. Olympiakos 6 1

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU