GUARDIOLA: DO TË DOJA QË TË LUANTE POGBA NË DERBI

432
0
SHPËRNDAJE

Pogba ka marrë karton të kuq në ndeshjen përballë Arsenalit

“Do të doja shumë që Paul Pogba të luante kundër nesh”, kështu është shprehur trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, përballë mungesës së mesfushorit francez te United, i pezulluar për derbin e ditëve të ardhshme, që do të jetë deciziv në luftën për titull.

“Të dielën e ardhshme do të doja që Paul të luante kundër nesh. Do të doja që të luajë ndaj një ekipi me elementet më të mirë”, theksoi tekniku spanjoll pas fitores ndaj West Ham (2-1) , që i ka përforcuar pozitat në krye të klasifikimit.

Por, janë shanse të humbura për francezin, pasi Pogba ka marrë karton të kuq në ndeshjen e fituar përballë Arsenal (3-1).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU