MANCHESTER UNITED, 90 MILIONË EURO PËR BLERJE TE REJA

614
0
SHPËRNDAJE

Manchester United kërkon që të rikthehet te titulli kampion në Premier League që i mungon prej kohësh

“Djajtë e Kuq” janë skuadra që ndjek rivalët e Cityt, me të cilët do të luajnë këtë fundjavë, ku do të kërkojnë të shkurtojnë diferencën e pikëve (8).Manchester United po e përgatit planin për t’ia arritur këtij objektivi dhe hapi i parë është përcaktimi i një fondi për trajnerin Jose Mourinho. Sipas tabloidit “The Sun”, pronarët e “Djajve të Kuq” kanë vendosur të akordojnë 90 milionë euro për afatin kalimtar.

Ideja është që në skuadër të vijë një mbrojtës i majtë, një sulmues krahu dhe një organizator. Mësohet se dy nga futbollistët që po përgatiten të lënë Manchester United janë pikërisht Luke Shaw dhe Matteo Darmian.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU