MANCHESTER CITY MPOSHTI WEST HAMIN

511
0
SHPËRNDAJE

Manchester City i Pep Guardiolas nuk ka të ndalur

“Qytetarët” sonte mposhtën West Hamin, me rezultat 2-1, në javën e 15-të të Premier Ligës.

Futbollistët e Cityt edhe në duel me West Hamin treguan paraqitje mjaft të mirë, duke rrëmbyer edhe tri pikë të reja në garën për titull të kampionit.

Otamendi (57’) dhe Silva (83’) shënuan nga një gol për fitoren e Cityt, kurse, për skuadrën mike golin e vetëm e realizoi Ogbonna (44’).

Pas kësaj fitore, City “blindon” kreun me 43 pikë, tetë më shumë së Manchester United.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU