GJERMANIA OFRON NGA 3.000 EURO PËR AZILANTËT E REFUZUAR QË DO TË KTHEHEN NË ATDHE

849
0
SHPËRNDAJE

Autoritetet gjermanë planifikojnë t’i mbështesin azil-kërkuesit e refuzuar, të cilët vullnetarisht do të kthehen në vendet e tyre me pagesë të njëanshme prej 3.000 eurove.

MPB e Gjermanisë kumtoi se ata që i plotësojnë kriteret mund të paraqiten deri më 28 shkurt, ndërsa paratë do t’i marrin pasi që do të kthehen në vendlindje.

Sipas një programi tjetër, emigrantëve që do të dakordohen të kthehen, para se t’u refuzohet kërkesa për azil u ofrohen 1.200 euro për të rritur dhe nga 600 euro për fëmijë. Ata tani kanë të drejtë të paraqiten për dy programet.

Gazeta Bild am Zongag publikoi se 8.639 emigrantë kanë marrë pjesë në programin për kthim mes shkurtit dhe tetorit këtë vit. Në Gjermani ka rreth 115.000 azil-kërkues të refuzuar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU