ZYRTARE: HANDANOVIQ VAZHDON KONTRATËN ME INTERIN

420
0
SHPËRNDAJE

Portieri slloven ka nënshkruar marrëveshjen e re me zikaltërit

Ka kohë që flitej për një rinovim të kontratës të Samir Handanoviq me Interin dhe tani vjen edhe zyrtarizimi.

Portieri slloven ka zgjatur zyrtarisht kontratën e tij me klubin zikaltër deri më 30 qershor të vitit 2021. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi italian përmes faqes zyrtare në internet. Handanoviq ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Interit në këto vite, ku me pritjet e tij fantastike shumë herë ka shpëtuar skuadrën nga gola të sigurt. Handanoviq është pjesë e zikaltërve që prej vitit 2012 ku u transferua nga Udinese. Slloveni me Interin ka regjistruar 195 paraqitje në të gjitha garat.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU