INVESTIM I RI I HUAJ NË VLERË PREJ 6.6 MILIONË EURO

677
0
SHPËRNDAJE

Një investim turk në vlerë prej 6.6 milionë euro do të hyjë në zonën industriale në Shkup. Bëhet fjalë për kompaninë Murat Tixharet e cila do të fillojë me ndërtimin e kapaciteteve të saja prodhuese. Do të prodhohen kabllo për industrinë automobilistike, ndërsa në fazën e parë do të punësohen 300 persona, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev. Kompania investuese ka 50 vjet përvojë në këtë sektor ndërsa fabrika të saja ka hapur edhe në Azi dhe në Amerikë. Numri i përgjithshëm i të punësuarve në të gjitha fabrikat e kompanisë Murat Tixharet është 2200 persona. Deri tani, vlera e investimeve të huaja nga Turqia është 225 milionë euro.

“Investitorët e huaj do të mbështeten akoma më shumë në krahasim me periudhën e kaluar. Ky është një nga investimet e shumta të huaja që do të vijnë në Maqedoni  dhe me të cilin ne kemi qenë në biseda në këtë periudhë qeverisjeje 5-6 mujore. Pritej vetëm të ndërtoheshin politikat e reja të ndihmës shtetërore të cilat tani janë transparente dhe që nuk varen nga bisedimet në asnjë kabinet”, u shpreh Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU