Në nëntor janë dhënë 208 leje për ndërtim

TË FUNDIT

Në nëntor të vitit të kaluar u dhanë 208 leje për ndërtim, që është për 14,4 për qind më pak në raport me nëntorin e vitit paraprak, kumtoi sot Enti shtetëror për statistika.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 112 (53,9 për qind) janë të dedikuara për objekte të ndërtimit të lartë, 20 (9,6 për qind) për objekte të ndërtimit të ulët dhe 76 (36,5 për qind) për objekte për rikonstruim.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 302 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme shfrytëzuese prej 26.479 metra katrorë. Më së shumti leje për ndërtim ka në Rajonin e Shkupit, 45. Në komunat e Shkupit do të ndërtohen 91 banesa, prej të cilave në Karposh dhe në Qendër nga 34. Pas Rajonit të Shkupit, për leje të miratuara, pasojnë Rajoni verilindor dhe Jugperëndimor me nga 50, përkatësisht 47. Më së paku leje ndërtimi, 11, janë dhënë në Rajonin e Pellagonisë.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, është vlera e paraparë e objekteve paraqet 1 921 700 00 denarë, që është për 22,2 për qind më pak në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Tek 109 (52,4 për qind) nga objektet e planifikuara si investues lajmërohen persona fizikë, ndërsa në 99 (47,6 për qind investues janë subjekte afariste).

Sipas të dhënave të ESHS, në janar të vitit të kaluar janë dhënë 264 leje ndërtimi, për 14 për qind më pak në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak, ndërsa në shkurt 248 leje apo për 62,1 për qind më shumë në raport me muajin e njejtë të vitit paraprak. Në mars, prill dhe maj 2020, krahasuar me muajt e njejtë të vitit 2019 janë dhënë më pak leje për 20,9 për qind, 27,9 për qind dhe 27,5 për qind. Tashmë në qershor ka përmirësim dhe atëherë kompetentët dhanë 273 leje për ndërtim, 35,1 për qind më shumë krahasuar me qershorin 2019, në mënyrë që në korrik të jenë në nivel të njejtë si në vitin paraprak. Në gusht u dhanë për 12,4  për qind më pak, në shtator për 15,9 për qind më shumë, ndërsa në tetor sërish për 12,3 për qind më pak në krahasim me muajin e njejtë nga viti paraprak.