Fshati Moroishtë pa kushte për jetë! Banorët: Është turp në shekullin 21 të jetojmë në këto kushte!

TË FUNDIT

Vetëm 5 minuta larg qytetit të Strugës ndodhet Fshati Moroishtë, rrugët e këtij fshati janë tërësisht të shkatërruara, janë hapur gropa të mëdha dhe thuajse të pakalueshme. 

Në kohë me shi, komunikacioni zhvillohej me vështirësi pasi që gropat mbushen me ujë dhe janë të pa dukshme.

Rruga në këtë gjendje është mbi 30 vjet thonë banorët. Jemi në shekullin 21 e nuk as kanalizim pohojnë ata.

“Presim gati 30 vjet, por assesi të rregullohet, askush asgjë nuk ndërmerr, deri kur nuk e dimë, Shekulli 21 jemi a ne nuk kemi as kanalizim, as ujë , as rrymë, luftojmë për këto. Na kanë premtuar 100 herë por asnjëherë nuk e kanë realizuar”, tha njw banor.

“Me ujin është problem më i madh sepse të gjithë kanalet nuk pastrohen  dhe faktikisht të gjithë ndalen dmth nuk funksionon, nuk kemi ndihmë as nga komuna nga ai këndvështrim. Mendoj se është e trishtë që në Shekullin 21 ne gëzohemi si fëmijë të vegjël se do të na hedhin një asfalt prej 3, 4 cm mendoj se është turp dhe nuk duhet as kërkesë”, tha njw banor tjetwr.

Kryetari i bashkësisë lokale të Moroishtes Aco Popovski ka shpresa se edhe rrugët e këtij fshati do të rregullohen siç u rregulluan rrugët e Mislleshevës dhe Voroinës që lidhen me Moroishten.

“Presim të rregullohet rruga, ndërsa ju vetë mund të vlerësoni të shihet rruga dhe në kohët e sodit në çfarë kushtesh jetojmë, drejtojmë makinat dhe si të kemi vetura të sigurta që t’i ruajmë. Do të jetë më mirë kur të na e rregullojë rrugën nga Ura e Moroishtës deri tek Manastiri ”Shën Spasi”, tha Aco Popovski-Kryetar i Bashkësisë Lokale.

Në këtë fshat janë afro 250 shtëpi, përveç rrugës ky fshat ka problem me kanalizimin, me ujin e pijshëm dhe me vërshimet të cilat ndodhin çdo vit gjatë sezonit dimëror.