Hulumtim: Vaksina ofron mbrojtje më të mirë për personat të cilët e kanë kaluar Kovid-19

TË FUNDIT

Personat të cilët e kanë kaluar Kovid-19 kanë pesë muaj mbrojtje më të madhe nga riinfeksioni sesa personat të cilët vetëm e kanë pranuar vaksinën e Oksfordit / AstraZeneka dhe e njëjta vlen edhe për vaksinën e “Fajzer”-it, kumtoi Shërbimi anglez publik shëndetësor kombëtar (RNE).

Të dhënat nga hulumtimi “PHE Siren”, i cili e ndjek shëndetin e më shumë se 20.000 personave mjekësorë në më shumë se 100 qytete në Mbretërinë e Bashkuar, treguan se sa punonjës shëndetësorë janë infektuar me koronavirusin më shumë se një herë.

Është konfirmuar se 6,614 punonjës mjekësorë morën virus në gjysmën e parë të vitit 2020 dhe vetëm 44 persona nga ky grup janë infektuar përsëri me koronavirus, njofton “Dejli Mejl”.

“‘PHE Siren’ shton se kjo do të thotë që njerëzit që e kanë kaluar Kovid-19 kanë 83 për qind mbrojtje kundër ri-infektimit dhe gjithashtu kanë më pak gjasa të zhvillojnë simptoma më serioze në rast të përsëritjes së sëmundjes.

U shtua se vetëm 15 nga 44 personat të cilët u infektuan përsëri zhvilluan simptoma të Kovid-19, pjesa tjetër ishin raste asimptomatike.

Ekipi hulumtues kumtoi se mund të konfirmojnë që imuniteti natyror i Kovid-19 zgjat të paktën pesë muaj, për sa kohë që zgjat studimi, i cili do të vazhdojë për 12 muajt e ardhshëm.