ANGJUSHEV KRENOHET ME PROP. BUXHETIN, VMRO: PROJEKTET E VITIT 2018 JANË JO-REALE

1084
0
SHPËRNDAJE

Buxheti për vitin 2018 sipas zëvendës kryeministrit Koco Angjushev është buxheti më real deri më tani pasi që është projektuar sipas nevojave të qytetarëve. Angjushev në prezantimin e sotshëm u shpreh se së pari është bërë anketë me qytetarët të cilët janë pyetur se për çfarë në të vërtetë kanë nevojë për përmirësimin e kushteve të tyre për jetë, ndërsa pastaj është vendosur se si do të shpenzohen të hollat e popullit. Informatat thonë se  ka rritje të mjeteve për tërheqje të investimeve, përmirësimin e infrastrukturës dhe se janë ndarë më shumë mjete për punësimet e reja. Në lidhje me buxhetin shtetëror ulje më të madhe ka tek shpenzimet jo produktive, të cilat janë ulur për 91 %.

“Unë mendoj se buxheti është shumë real edhe në pjesën e të të ardhurave dhe shpenzimeve, dhe do të sigurojë minimum 3.2 % rritje të bruto prodhimit vendor. Më shumë se 400 milion euro në buxhetin e RM-së janë ndarë për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha Koço Angjushev, zv/kryeministër për çështje ekonomike.

Para një muaji kur edhe praktikisht u publikua propozim buxheti për vitin e arshëm, nga opozita dolën me reagim në të cilin thonë se dyshojnë se rritja ekonomike do të jetë më madhe se 3%. Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se LSDM, po bën politika të gabuara ekonomike të cilat kanë dhënë rezultate negative.

“Është jo reale të pritet rritje ekonomike prej 3,2 % për vitin 2018 kur shteti vitin 2017 mezi e përmbylli me rritje ekonomike prej 0,5 % ose mund të jetë edhe negative përmbyllja. Qeveria e re paralajmëron tatime më të mëdha, barriera më të mëdha administrative dhe shpenzime shtesë për qytetarët dhe biznes sektorin në vend. Është naive që të besohet se kjo do të sjellë rritje ekonomike”, tha Dragan Danev, VMRO-DPMNE.

Kasa shtetërore për vitin e ardhshëm do të arrijë 3,4 miliard euro, që është shuma më e madhe e arritur deri më tani, me çka rritja ekonomike do të arrinte deri më 3,2%. Deficiti është projektuar në 2,7%. Ndërsa debati për propozim ligjin në Kuvend fillon nesër me komisionin amë për financim të buxhetit.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU