KRSKRR: Temperatura të ulëta, borë, ngrica dhe rrugë të lagështa-vozitni me kujdes!

TË FUNDIT

Pas keqësimit të konsiderueshëm të kushteve të motit në ditët e  fund në vend dhe paraqitjet e shiut, mjegullës dhe borës të cilat pritet të intensifikohen në periudhën në vijim, Këshilli republikan për siguri të komunikacionit rrugor apelon deri tek pjesëmarrësin në komunikacion të jenë të kujdesshëm, përgjegjës dhe të gatshëm për drejtim të sigurt të automjetit gjatë temperaturave të ulëta dhe kushteve dimërore nëpër rrugë.

KRSKRR thekson se fakti i njohur i përgjithshëm është se kushtet e motit ndikojnë në zhvillimin e sigurt të komunikacionit rrugor dhe pikërisht për këtë përkujton në obligimin për posedimin e pajisjes dimërore në automjete e cila filloi më 15 nëntor të vitit të kaluar dhe zgjatë deri më 15 mars të këtij viti.

Njëherit, rekomandohet ulje e shpejtësisë dhe përshtatje sipas kushteve të rrugës për shkak të ngricave dhe rrugëve të lagështa dhe të rrëshqitshme në kushte të temperaturave të ulëta dhe shiut të madh ose borës, i cili pritet, veçanërisht në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë.

Ndër rekomandimet janë edhe mbajtjen e distancës së sigurt dhe vëmendje ndaj sjelljes së pjesëmarrësve të tjerë në rrugë, parashikueshmëri, gjegjësisht procedurat e trafikut që do të njoftohen, priten dhe parashikohen duke përdorur rregullisht sinjalet e kthimit dhe shmangien e veprimeve të papritura, të tilla si kthimi i mprehtë, ndalja e beftë, ngadalësimi ose përshpejtimi automjet dhe vozitje e kujdesshme në kushte të mjegullës.

Drejtuesve të mjeteve u këshillohet gjithashtu që të kenë kujdes në rrëshqitjet e dheut, shtjella në rrugë, rërë, gurë etj.të cilat në këtë periudhë të vitit është një dukuri karakteristike që mund të jetë shumë e rrezikshme për trafikun, si dhe nevoja për kontroll të rregullt teknik të automjetit.

KRSKRR edhe njëherë kujton se siguria në trafik varet nga të gjithë ne individualisht. Nëse të gjithë jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në trafik, nëse të gjithë i respektojmë rregullat dhe rregulloret e trafikut, numri i aksidenteve të trafikut dhe numri i të vdekurve dhe të plagosurve në aksidentet e trafikut do të zvogëlohen ndjeshëm, porositin nga Këshilli republikan për siguri të komunikaciont rrugor.