BORISOV PËR GJUHËN MAQEDONASE, “ËSHTË E RËNDËSISHME SE NE KUPTOHEMI”

498
0
SHPËRNDAJE

“Nuk është me rëndësi nëse gjuha maqedonase është e ndarë nga gjuha bullgare, gjëja më e rëndësishme është ajo se ne kuptohemi mes vete.” Kështu u përgjigj Bojko Borisov në pyetjen e TV21 – se a ekziston sipas tij gjuhë maqedonase e cila dallohet nga gjuha bullgare. Ai tha se mbi këtë temë duhet të debatojnë historianët dhe gjuhëtarët, për shkak se përcaktimi i strukturave politike të të dyja vendeve është përparimi në marrëdhëniet e ndërsjella e jo të hapin pyetje të cilat do ti regresionin të dy shtetet.

“Kush ka pretendime ndaj jush apo ndaj nesh, për të parashtruar tani pyetje të këtilla? Po shoh se me kuptoni mirë, dhe kjo është përgjigjja e të gjitha pyetjeve. Edhe unë ju kuptova mirë, tani nuk është momenti të flasim se kush ka filluar i parë”, tha Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev thotë se gjuha maqedonase nuk gjendet në asnjë rrezik nga ana e Bullgarisë, dhe për këtë gjë, dëshmon fakti se njëri ekzemplarë i marrëveshjes u nënshkrua në gjuhën maqedonase që është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

“Marrëveshja u nënshkrua me formulimin i cili thotë – “në gjuhën maqedonase në pajtueshmëri me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe në gjuhën bullgare në pajtueshmëri me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, dhe u nënshkrua në këto dy gjuhë. Është nënshkruar në gjuhën bullgare dhe në gjuhën maqedonase”, tha Zoran Zaev, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë.

Në pyetjen se si e komentojnë vendimin e Sinodit të Kishës Ortodokse Maqedonase i cili kërkoi që Kisha Ortodokse Bullgare të jetë promotor për njohjen e pavarësisë së Kishës Orotokse Maqedonase, dy kryeministrat e dy vendeve thanë se nuk duan të përzihen në punët e Kishës, por i porositën të dyja kishat që ta përcjellin shembullin e politikanëve dhe t’i respektojnë anëtarët dhe frymën e marrëveshjes për fqinjësi më të mirë.

Kryeministri Bullgar në konferencën për shtyp tha se tani është momenti që të shfrytëzohet udhëheqësia bullgare, më pas dhe ato Austriake, Rumune dhe Kroate për temën që Ballkani perëndimor  ta fitojë vëmendjen e merituar.

Kjo është seanca e parë e këtillë mes qeverive bullgare dhe maqedonase pas pothuajse dy dekadave. Shefat e qeverive, Zaev dhe Borisov ditën e filluan në manastirin “Vodoqa” prej ku u nisën drejt përmendores së kryetarit të ndjerë Boris Trajkovski duke treguar respekt me vendosjen e luleve të freskëta. Të gjitha këto aktivitete dhe kontakte mes dy qeverive dhe ministrive janë pjesë e marrëveshjes për fqinjësi më të mirë që duhet ti mbyllë çështjet e hapura mes dy vendeve.

Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dy vendet e nënshkruan më 1 gusht të këtij viti, ndërsa një ditë pas kësaj së bashku e festuan festën e Ilindenit. Sipas marrëveshjes Bullgaria u angazhua të ndihmojë dhe me përvojën e saj ti ndihmojë Maqedonisë që në mënyrë të suksesshme të hapërojë në rrugën euro integruese. Mbetet marrëveshja të ratifikohet në të dyja kuvendet dhe pastaj i njëjti të hyjë në fuqi.

Në këtë marrëveshje morën pjesë një numër i madh i ministrave nga të dy kabinetet qeveritar të cilët nënshkruan disa marrëveshje dhe memorandume me të cilat do ta risin bashkëpunimin , prej të cilave të dyja vendet do të kishin dobi.

Përgatiti Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU