ANSAMBLI SHQIPTAR APROVOHET JAVËN TJETËR, ARTISTËT TË REVOLTUAR, KËRKOJNË TË JETË NË SHKUP

766
0
SHPËRNDAJE

Krijimi i ansamblit shtetëror shqiptar i këngëve dhe valleve, pritet të aprovohet nga Qeveria nga java e ardhshme. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri, thotë se vendimi është marrë por po priten konsultimet e fundit për krijimin e ligjit në mënyrë që ky ansambël të funksionojë në mënyrë të përkryer.

“Buxheti i parë vjetor duke marrë parasysh rrogat, investimet në kostumografitë, instrumente dhe në pjesët praktike janë përafërsisht 800 mijë euro. Mirëpo këto janë buxhete të cilët variojnë në bazë të nevojave të cilët do të paraqiten për krijimin e këtij institucioni”, tha Valmir Aziri, sekretar shtetëror i Ministrisë së Kulturës.

Ndërsa muzicienti Emin Salihi nuk pajtohet që ansambli të jetë në Tetovë dhe kërkon të jetë në Shkup, pasi që çdo ansambël shtetëror ka selinë në kryeqytet. Ai thotë se ky ansambël nuk duhet të politizohet por artistët vetë të zgjedhin komisionet që do t’i menaxhonin.

“Të gjithë ansamblet shtetërore gjenden nëpër kryeqytete si Shota në Prishtinë, Tiranë dhe Taneci në Shkup. Edh tek ne duhet që ansambli shtetëror themelet t’i ketë në Shkup. Mirëpo duhet të ketë debat dhe tryeza të përbashkëta të shoqërive kulturore, artistët, valltarët, muzicinetët të përzgjedhin nëpërmjet komisioneve jo nëpërmjet klanit”, tha Emin Salihi, muzicient.

Sekretari shtetëror thotë se modeli për këtë ansambël është marrë nga ansambli maqedonas Tanec ndërsa i njëjti do të reflektojë vlerat shqiptare në të gjitha trevat ku jetojnë në Maqedoni. Ai thotë se ansambli do të jetë në Tetovë për shkaqe praktike se aty gjendet Pallati i Kulturës.

Përgatiti: Arbana Qerimi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU