BERLUSKONI DËSHIRON TË BËHET SËRISH KRYEMINISTËR

468
0
SHPËRNDAJE

Berluskoni kërkon shfuqizimin e ndalesës për të ushtruar funksione publike

Avokatët e ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni, kanë kërkuar në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut që klientit të tyre t’i hiqet ndalesa për të ushtruar funksione publike dhe kanë shprehur shpresën se kjo Gjykatë do ti jep atij dritën e gjelbër, në mënyrë që ai të ketë mundësi që të kandidojë për Kryeministër, në zgjedhjet parlamentare, të cilat në Itali zhvillohen vitin e ardhshëm.

Berluskonit në vitin 2013 ju shpreh ndalesa për të ushtruar funksione publike, për shkak të mashtrimeve tatimore dhe kjo ndalesë është paraparë të shfuqizohet në vitin 2019.

Për këtë rast, Berluskoni ka angazhuar një firmë të njohur të avokatëve nga Londra. Siç u theksua, vendimi mund të merret pas disa muajve.

Megjithatë, edhe nëse Gjykata merr vendim në favor të Berluskonit, ndoshta ai nuk do të arrijë që brenda afatit të caktuar kohor të dorëzoi kandidaturën e tij për zgjedhjet në Itali, të cilët parashihen të zhvillohen në maj të vitit të ardhshëm./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU