KONFINDUSTRIJA ITALIANE HAPI ZYRE NË MAQEDONI

1047
0
SHPËRNDAJE

Organizata e cila i përfaqëson të gjitha kompanitë me kapital italijan në vend hapi zyrë në Shkup. Zyra ka për qëllim komunikimin më të mirë të investorëve të ardhshëm nga Italia me biznesmenët dhe pushtetin në vend. Në promocionin e sotshëm prezent ishin edhe ambasadori italian i vendit, Karlo Rome, zëvendës kryeministri Koco Angjushev, kryetarja e shoqatës së odave ekonomike Danela Arsovska dhe persona të tjerë nga sektori politik dhe ai i biznesit në Maqedoni. Ndërsa vitin e kaluar në Maqedoni kanë hyrë 110 milion euro, investime nga Italia

“Konfindustrija është organizatë e cila i përfaqëson kompanitë dhe prodhimtaritë për shërbime në Itali ku përfshihen përafërsisht 150.000 anëtarë nga të gjitha madhësitë me 5,4 milion punëtorë. Selinë kryesore e ka në Romë, ka gjithsej 241 zyre dhe shoqata, ndërsa nga viti 1958 ka edhe seli të përhershme në Bruksel e cila ka për qëllim përfaqësimin e kompanive italijane para institucioneve evropiane”, tha  Karlo Romero, ambasador i Italisë në Maqedoni.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU