Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e tokës në Indonezi rritet në 19, akoma ka të zhdukur nën baltë

TË FUNDIT

Numri i të vdekurve në dy rrëshqitjet e tokës në provincën Java Perëndimore të Indonezisë është rritur në 19 viktima, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ende janë të zhdukur, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Katastrofave, transmeton DPA.

“Të paktën 18 persona janë lënduar dhe 150 janë shpëtuar në rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat e mëdha në zonën Sumedang këtë të shtune”, deklaroi Raditaja Jati, zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin me Katastrofa.

Rrëshqitja e parë e tokës mori jetën tetë personave, por e dyta, pasi arritën shpëtuesit e parë, mori jetën 11 personave të tjerë, shpëtuesit, një shef policie lokale dhe kreun e mbrojtjes civile lokale, shtoi Raditaja.

“Sipas informacionit nga autoritetet lokale, shumë persona akoma janë të ngecur nën baltë”, tha ai, por nuk dha një vlerësim të numrit të personave në fjalë, njoftoi DPA.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës janë dukuri e rregullt në Indonezi gjatë sezonit të shirave, i cili zgjat nga tetori deri në mars, shtoi agjencia gjermane.