PAS TARES, EDHE CANA KËRKON NDRYSHIM: DUHEN PRURJE TË REJA ME EKSPERIENCË NGA JASHTË

521
0
SHPËRNDAJE

Lorik Cana i bashkohet mendimit të Igli Tares për një frymë të re dhe njerëz të rinj në Federatën Shqiptare të Futbollit

Një ditë pas deklaratës së drejtorit sportiv të Lazios për Top Channel, ish-kapiteni Cana është shprehur në të njëjtën linjë.

“Ndërrimi, ribërja, ndoshta plotësimi i një institucioni futbolli është i domosdoshëm. Jo vetëm për Federatën, por për çdo institucion që do të ecë përpara. Duke marrë prurje të reja, ndoshta me eksperiencë nga jashtë, me pikëpamje ndoshta për të ardhmen”, tha Lorik Cana.

Sipas Canës, FSHF-ja nuk mund të shihet thjesht si ekuivalentja e Kombëtares apo e Superiores.

“Një institucion i tillë nuk është thjesht Kombëtarja e futbollit, nuk është thjesht kampionati i Kategorisë Superiore, por janë shumë politika që duhen bërë, që nga fëmijët deri te rregullat, licencimet, por edhe i kampionateve të qarqeve”, tha Cana.

Ndërkohë, Loriku sheh gjithashtu si një element tepër negativ të shoqërisë sonë, e jo vetëm të futbollit, abuzimin me pikat e basteve në vendin tonë.

“Kam disa muaj që jetoj në Shqipëri dhe shoh shumë fëmijë që shohin futboll dhe luajnë futboll, edhe pse jo në kushte të mira. Por shoh edhe diçka tjetër: çdo dy dyqane ka një pikë bastesh. Nuk them që nuk duhet të ekzistojnë, por jo të abuzohet si te ne, ku të rinjtë shohin të ardhmen e tyre nëpërmjet basteve”, tha Cana.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU