UDINESE SHKARKON TRAJNERIN

435
0
SHPËRNDAJE

Klubi italian ka vendosur të bëjë ndryshime në stol

Luigi Delneri nuk është më trajner i Udineses. Humbja me Cagliarin ka qenë vendimtare që drejtuesit e klubit nga Friuli të vendosin për të bërë ndryshime në stol.

Zyrtarizimi për largimin e Delnerit erdhi nga vetë klubi nëpërmjet një komunikate për shtyp.

“Klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra e drejtimit teknik të skuadrës së parë Luigi Delnerin dhe ndihmësin e tij Giuseppe Ferazzoli”, thuhet në komunikatë.

“Udinese falënderon Delnerin dhe Ferazolin për pasionin dhe dedikimin që kanë shfaqur çdo ditë në 13 muaj që kanë kaluar në bankinën tonë. U urojmë më të mirën për të ardhmen”.

Pritet që në orët në vazhdim klubi i Udineses të zyrtarizojë si pasues së Delnerit Massimo Oddon që vitin e shkuar ka qenë trajner i Pescaras.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU