VALON FLAMURI “KUQ E ZI” NË PRESIDENCË, IVANOV PRET ME NDERIME TË LARTA METËN

436
0
SHPËRNDAJE

Po e presin me nderimet më të larta që shteti i bënë mysafirëve të huaj.

Edhe vet presidenti Gjorgje Ivanov doli për ta prit para “shtëpisë”, ndërsa flamuri “kuq e zi” po valon skaj atij të shtetit.

Me të arritur kolona e mysafirit, nis intonimni i himneve të të dyja vendeve.

Pas ceremonisë, dy burrështetasit hynë në takim për të fol sy me sy.

Dy orë më vonë, presidenti GJorgji Ivanov dhe ai shqiptar Ilir Meta, dolën për t’u thënë medieve se për çka folën, dhe ku qëndrojnë në plan për t’i realizuar aspiratat e tyre.

“E kemi filluar së bashku anëtarësimin në NATO,   ku tani Shqipëria është anëtare e NATO-s, kurse ne po presim ftesën për anëtarësim në Nato. Tani ne po presim që Shqipëria të tërheq mbrapa Maqedoninë në NATO”, tha Gjorgje Ivanov, President i Maqedonisë.

Shqipëria e pret me padurim anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, tha pas takimit presidenti Ilir Meta, i cili nënvizoi se raportet mes dy shteteve, komplikohen nganjëherë nga politika ditore!

“Maqedonia si anëtare e NATO-së, paraqet sukses jo vetëm për vet shtetin, por edhe për gjithë rajonin. Kjo

paraqet edhe një faktor sigurie, në kohën e këtyre turbulencave”, tha Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Kreu i shtetit Shqiptar Ilir Meta, tha se krenohet me pozitën dhe vlerat që ka pakica maqedone në Shqipëri, ndërsa këtë e paraqet edhe si e arritur e vet komunitetit për t’u integruar.

Për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni u pyet presidenti Gjorgji Ivanov, dhe qasjen të cilën ai pritet ta ketë kur t’i vije për nënshkrim ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe në nivel të shtetit.

Por, a do ta nënshkruaj apo jo Ivanov këtë ligj?

“Me vëmendje të madhe po ndjekim gjithë procesin unë dhe kabineti im , por në momentin kur do të duhet të arrij ligji për firmosjen të dekretit do të deklarohem por me siguri që vendimi im do të jetë në përputhje me vendimet kushtetuese dhe me ligjet e vendit”, shtoi Ivanov.

Pas takimit në presidencën Vila Vodna, kolona e tij ia mësyu Parlamentit.

Atje doli për ta prit, kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Pas takimit, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë tha se pret intensifikim të raporteve mes dy shteteve, me plan konkret se si do të arrihet kjo.

“Një nga temat ishte seanca e përbashkët e dy qeverive që tani më është paralajmëruar me dy dhjetor. Është një element shtesë në bashkërenditje të veprimit të ndërsjellët të dy vendeve për ti arritur ato standarde që nga ne kërkohen për anëtarësim në NATO dhe BE-së”, tha Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do të qëndrojë për dy ditë në Maqedoni, ku në kalendar kulturor është edhe Dita e Alfabetit Shqiptar.

Përgatiti: Zimer Jashari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU