MAGJITË E CURRYT I SJELLIN FITOREN WARRIORS

608
0
SHPËRNDAJE

Kampionët në fuqi i janë gëzuar fitores së 13-të sezonale

Në një mbrëmje ku Stephen Curry ishte thjesht fenomenal, gjithçka shkoi më lehtë edhe për Golden State Warriors që triumfuan në fushën e Brooklyn Nets 118:111.

Ylli i kampionëve në fuqi të NBA shënoi plot 39 pikë,7 asistime dhe 11 kërcime për 33 minuta lojë, për t’i dhuruar suksesin e 14-të skuadrës së tij, që i bashkëngjitet Houston Rockets në krye të Konferencës së Perëndimit.

Pas dy disfatave rresht vjen fitorja për Los Angeles Lakers, që triumfuan 127:109  ndaj Denver Nuggets.

Lonzo Ball me triple-double ishte makina e skuadrës nga Kalifornia që iu gëzua fitores së shtatë në 17 ndeshje të luajtura.

Ball e mbylli ndeshjen me 11 pikë, 16 kërcime dhe 11 asistime, kurse më efikasi për Lakers ishte Julius Randle me 24 pikë të realizuara.

Fitore të rëndësishme arrin Toronto Raptors që mposht rivalët e Konferencës së Lindjes, Washington Wizards me rezultat 100:91.

DeMar DeRozan me 33 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime njeriu kryesor i mbrëmjes, në fitoren e 11-të të Raptors që i rendit ata në pozitën e tretë të Lindjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU