KËRÇOVARI ARBITËR ME EMBLEMË TË FIFA-së, “VIDEO TEKNOLOGJIA PRESION PËR ARBITRIT”

749
0
SHPËRNDAJE

Në korrik të këtij viti luajtën lojë miqësore kombëtarja e Malit të Zi me Iranin.  Ndërsa arbitër anësor ishte Kushtrim Lika 33 vjeçar nga Kërçova. Së bashku me arbitrin kryesor Damjan Jakimovski dhe asistentin e parë Nikolla Karakolev ndanë drejtësi në këtë ndeshje. Ai është jurist i diplomuar. Ndërsa që nëntë vjet mban peshoren në ndeshjet e futbollit në vend.

Ndeshja e parë ndërkombëtare për  të ka qenë ndeshja miqësore mes Malit të Zi dhe Iranit. Kjo ndeshje mbaroi me fitoren e mysafirëve me rezultat 2:1 ndërsa Lika thotë se përshtypjet janë shumë të mëdha.

“Referova një ndeshje miqësore në mes Malit të Zi dhe Iranit. Të them të drejtën nuk e prisja, se menjëherë mund të inkuadrohem në botën e futbollit Evropian. Nuk mund ta përshkruaj atë emocion dhe nga emocionet nuk dija çfarë të bëja, mendova unë do të referoja yjet e futbollit të Malit të Zi dhe Iranit. Në palën e Malit të Zi ishte një Jovetic që është një futbollist i dalluar në anën tjetër ishte trajner i Iranit Karlos Keirosh që ka drejtuar Real Madridin dhe emocionet u përzien nuk di si ta përshkruaj”, tha Kushtrim Lika, arbitër.

Në mars të këtij viti në ndeshjet e futbollit filloi të implementohet edhe videoteknologjia e quajtur VAR. Ky sistem u testua në ndeshjen mes Farancës dhe Spanjës.  Qëllimi i kësaj teknologjie VAR është për tu ndihmuar arbitrave në sjelljen e vendimeve të drejta për, Kushtrimi thotë se me këtë videoteknologji, presioni ndaj arbitrave u rrit. Siç thotë ai, nëse pyesim 100 arbitra, 90 prej tyre janë kundër kësaj rregulle.

“Në raste se në minutën e pestë në një situatë arbitri që qëndron në ato televizione të mbyllura në kabinë ma kthen vendimin, unë si arbitër automatikisht psikologjikishit bie, sepse e di vendimin e kontrollorit se do të më gjykojë me notë të dobët sepse vetëm kam pranuar një gol që nuk ekzistonte”, u shpreh arbitri, Lika.

Përveç se në ndeshje miqësore mes Malit të yi dhe Iranit, Lika ka qenë pjesë e arbitrave ehe në ndeshjen mes Videoton – Vallyan, në korniza të Ligës së Evropës, më pas ka referuar në duelin Slloveni – Luksemburg, për lojtarë deri në moshën 21 vjeçe dhe ndeshja e fundit ishte Legija Varshava – Brejdablik në Ligën e kampionëve të UEFA-së për U19.

Ai theksoi se ekziston një dallim i madh të referosh në Evropë dhe në vendin tonë, duke vlerësuar se të jesh arbitër në vendin tonë është punë e rrezikshme, ndërsa në Evropë arbritrat gëzojnë respekt dhe autoritet. Tani Kushtrim Lika me kolegët e tij është duke pritur delegimin e ri nga ana e UEFA-së.

 

Përgatiti: Afrim Jonuzi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU