60 VJEÇARI BIE NGA SKELA, ASKUSH NUK PËRGJIGJET PËR PUNËTORËT E NDËRTIMIT

1059
0
SHPËRNDAJE

Rroga të ulëta, punë në të zezë, pa sigurim shëndetësor, punojnë në ditë të ftohta dhe nxehta. Me këto halle po ballafaqohen punëtorët e ndërtimit. Dobre Petrovski i cili është punëtor në Beton-Shtip, thotë se rroga e tij prej 10 mijë denarëve nuk del për ta kaluar muajin.

“Gjatë dimrit ftohtë punojmë në minus 15 dhe minus 10 gradë. Nga ana tjetër jemi të moshuar nga 60 vjeç. Punëtori ndërtimor nuk mund të punojë deri 67 vjet. Dje një punëtor 60 vjeç ra prej skelës. Duhet që punëtorët të kenë beneficion”, u shpreh Dobre Petrovski, punëtor në Beton Shtip.

Sindikata e pavarur e ndërtimtarisë kërkon nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale të formojë një komision të posaçëm për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve në ndërtimtari.

“Çdo ditë e më shumë po shkelen të drejtat e punëtorëve të ndërtimit. Punëtorët ndërtimor janë një armatë me numër të madh për të cilët askush nuk jep përgjegjësi”, tha Atanas Trajkovski, Sindikata e pavarur e ndërtimtarisë.

Sipas kësaj sindikate të pavarur të punëtorëve, në Maqedoni ka mbi 10 mijë punëtorë të ndërtimtarisë. Pikërisht për këtë numër të konsiderueshëm të punëtorëve dhe shkeljen e të drejtave të tyre, ata kërkojnë më tepër vëmendje dhe përkrahje institucionale.

Përgatiti: Arbana Qerimi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU