Spasovski dënon zëvendësin e tij Nazim Bushin

TË FUNDIT

Në lidhje me festën për ditëlindjen e liderit të BDI-së në objektin e Ministrisë për Sistem Politik, Ministri i MBP-së Oliver Spasovski thotë se të gjithë që ishin aty prezent janë dënuar. Në atë tavolinë ishte edhe Nazim Bushi zv/ministër në MPB, për të cilin Spasovski tha se e ka dënuar dhe se prandaj tani ai ka vendosur maskën.

“Janë shqiptuar sanksione kundërvajtëse në vlerë monetare, për të gjithë funksionerët që ishin në tavolinë pa maska, pa marrë parasysh a janë ministra, zv/ministra ose drejtora. Sepse nuk kanë respektuar protokollet që ne i kemi vendosur.” – deklaroi Spasovski.