SPALLETTI: ITALISË I SUGJEROJ ANCELOTTIN

677
0
SHPËRNDAJE

Luciano Spalletti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes me Atalantën, e programuar për t’u luajtur sot në mbrëmje, në orën 20:45.

Trajneri i zikaltërve ka folur për sfidën e mbrëmjes, por nuk ka lënë pa komentuar as çështjen e ditës, në Itali, mbetjen jashtë botërorit, të kombëtares.

Italia jashtë botërorit. E vështirë për t’u besuar dhe pranuar. Gjithsesi unë mendoj se skuadra u angazhua shumë, por kushtoi jashtëzakonisht shumë ai gol rastësor i pësuar në Solna. Nuk e di a mund të bëhej më mirë, por nuk duhet t’i linim asgjë rastësisë.

Ambicia dhe sugjerimet për stolin e kombëtares. Normalisht që do të doja shumë të stërvitja Italinë, por jo në këto momente. Mendoj se jam tepër i ri për të menduar për aq pak takime. Ndoshta pas 10-12 vitesh, mund të vijë edhe momenti im, që do ta mirëprisja me krenari. Për momentin mendoj se Ancelotti është njeriu i duhur për të rinovuar ekipin dhe për të rikthyer Italinë aty ku e ka vendin.

Sfida me Atalantën. Bergameskët janë një kundërshtar mjaft i vështirë, sepse luajnë një futboll simpatik dhe nuk është e lehtë t’u shënosh gol. Gjithsesi, ne jemi Interi dhe në çdo sfidë futemi në fushë për të fituar. Sot duhet të luajmë me kujdes dhe të rikthehemi te fitorja, pas barazimit 1-1, me Torinon.

Formacioni. Kishim nevojë që të gjenim vazhdimësi dhe soliditet, ndaj na duhej të besonim te një grup lojtarësh. Pasi ndërtuam formacionin solid, menduam t’i japim vazhdimësi, por Interi ka nevojë për të gjithë, edhe për ata që kanë luajtur shumë pak. Ndaj Atalantës, më shumë se çdo gjë, vlen fitorja, për të ruajtur hapin e të tjerëve, që vijojnë të vrapojnë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU