PREZANTOHET VETURA SPORTIVE ELEKTRIKE

654
0
SHPËRNDAJE

Kjo veturë do të arrijë nga 0 në 100km/h për 4.2 sekonda

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk pasi paraqiti kamionin e parë elektrik, gjithashtu prezantoi edhe veturën e re të kompanisë, e cila sipas tij do të jetë vetura më e shpejtë prodhim serie e shitur ndonjëherë.

Vetura e kuqe sportive doli nga rimorkio e kamionit të ri gjatë prezantimit. Vetura e elektrike do të ketë një autonomi prej thuajse 1000 km me një karikim të vetëm dhe do të arrijë nga 0 në 100km/h për 4.2 sekonda.

Sipas Musk, kjo veturë do të jetë një goditje e fortë për veturat me karburant kur të dalë në shitje në vitin 2020. Nëse do të vazhdoni të ngisni veturat tradicionale, tha Musk, do të jetë sikur keni motor me avull.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU