TËRPENOVSKI: “PPS TA SHFRYTËZOJË MUNDËSINË”, PPS E KËNAQUR NGA NDRYSHIMET E LIGJIT PËR MBROJTJEN E DËSHMITARËVE

409
0
SHPËRNDAJE

Ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve u përgjigjen nevojave të PPS-së. Kjo do të thotë se, për atë se kush do të jetë dëshmitar i mbrojtur, do të vendosë PPS, përkatësisht për të, do të dinë disa persona, për shkak se, sipas ndryshimeve, Katica janeva i sjell vendimet në mënyrë të pavarur nga Këshilli për mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Në zgjidhjen ligjore të propozuar janë përfshirë kërkesat dhe sugjerimet që PPS-ja i ka propozuar gjatë përgatitjes së propozim-ligjit. PPS ka qenë e përfshirë në grupin e punës për përgatitjen e propozim-ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Kërkesat tona dhe sugjerimet u pranuan dhe u përfshinë në këtë tekst. Ky propozim-tekst është në përputhje me kërkesat dhe nevojat e PPS-së”, nga PPS.

PPS-ja që para një viti ka kërkuar ndryshim të këtij ligji dhe vazhdimin e afatit për ngritjen e akuzave nga ana e PPS-së. Edhe Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike ngriti iniciativë, por nuk hasi në mirëkuptimin  e  shumicës parlamentare. Njohësit thonë se edhe pse është me vonesë, kjo mundësi duhet të shfrytëzohet. Ish prokurori, Jovan Tërpenovski thotë se në qoftë se nuk ndryshohet ligji për PPS-në, me çka do të vazhdohej afati për ngritjen e akuzave, Janevës i mbetet vetëm një mundësi – të gjitha provat e grumbulluara në procedurat para hetimore ti dorëzojë në Prokurorinë Publike Themelore.

“Deri sa të hyjë në fuqi ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, PPS-ja nuk ka bazë ligjore për të vepruar. Nga miratimi deri te ndryshimi i kompetencave të PPS-së, me të cilin do të zgjerohet mundësia për dorëzimin e akuzave edhe pas skadimit të afatit prej 18 muajve, do të mund të dorëzohen të gjitha materialet hetimore në Prokurorinë Publike Themelore. Kjo do të thotë se dëshmitarin e mbrojtur i cili do të japë prova të mjaftueshme në lidhje me atë nëse ka ose nuk ka vepër penale, do të mund ta shfrytëzojë Prokuroria Themelore. Këtu në fakt qëndron thelbi”, u shpreh Jove Tërpenovski, Ish prokuror.

Deri më tani, sipas ligjit aktual, për mbrojtjen e dëshmitarëve, Këshilli ka vendosur vetëm pas propozimit nga ana e prokurorit publik. Tani, prokurori special do ta ketë mundësinë të vendosë për përcaktimin e masës për mbrojtje, përkatësisht, për ndryshimin e identitetit. Siç thanë dje nga Qeveria, qëllimi është që ata të cilët dëshirojnë të jenë dëshmitarë të mbrojtur, të fitojnë më shumë garanci për mbrojtjen e identitetit të tyre.

“Qëllimi i ndryshimit ligjor të propozuar është që të sigurohen kushte për autonomi më të madhe dhe efikasitet të PPS-së për përndjekjen e veprave penale që burojnë nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme të komunikimeve”, tha Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë së RM-së.

Përderisa për prokuroritë e tjera, rregullat mbeten të njëjta, tani edhe PPS-ja do të fitojë autonomi të plotë për çështjen e mbrojtjes së dëshmitarëve, gjë që është e lejueshme në procedurat penale kundër shtetit, nga sfera e krimit të organizuar dhe për vepra për të cilat dënimi minimal është katër vite burg. Prokurorja speciale do ti ketë të gjitha autorizimet të cilat i ka edhe Këshilli për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Përgatiti Mihajllo Vidimliski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU