NJËSITI “UJQIT” I PAARRITSHËM APO I PADËSHIRUAR? PËR 120 VENDE, 3 USHTARË TË GATSHËM PËR SPROVËN 21 DITËSHE

951
0
SHPËRNDAJE

“Një ushtar profesionist, për t’u kualifikuar në njësitë speciale ushtarake duhet të kaloj fazën e testimit 21 ditësh në sprova të përgatitjes psiko-fizike”, thotë njëri nga ushtarët e njësitit elitar “Ranger”. Sipas Adnan Alitov nga Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë, nëse kalohen 7 ditë nga kjo provë mund të kualifikohesh në njësitin “Ranger”, kurse mbijetesa në fazën e selektimit për së paku 15 ditë të hap rrugën për t’i bashkangjitur njësitit “Ujqit”. Por, ai thotë se ky interesimi ka rënë në ARM.

“Sipas burimeve tona që kemi marrë, në konkursin e fundit për njësitë speciale të paraparë për 120 persona, janë paraqitur vetëm tre ushtarë. Faktikisht, ai konkurs është anuluar për shkak të interesimit të ulët për pjesëmarrje të ushtarëve profesionistë”, u shpreh Adnan Alitov, Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë.

“Në shërbim të vendlindjes nuk duhet të ketë ndasi në baza etnike”, porositë ish-këshilltari në Ministrinë e Mbrojtjes, Agim Jonuz. Ai thotë se nuk duhet të ketë njësi ushtarake elitare të rezervuara vetëm për një etnitet të caktuar, por vlerësimi duhet të bëhet sipas meritokracisë. Reagimi vjen pas deklaratës së djeshme të Ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, e cila tha se në të gjitha repartet e ushtrisë do të bëhet përfaqësimi i drejtë. Jonuz, i cili ishte këshilltar në kabinetin e ish-Ministrit të Mbrojtjes Talat Xhaferi, tha se vet ligji bën diferencën në përcaktimin e shifrave sipas përkatësisë etnike.

“Nëse themi që një institucion apo strukturë kërkohet kualitet dhe aftësi, çka nëse prej 10 vende të punës, 9 prej tyre më tepër iu përshtatet personave të etniteti shqiptarë se sa atyre maqedonas? A do të thotë kjo se duhet të pranohet 4 shqiptarë dhe 6 maqedonas, vetëm për shkak se aq është numri i lejuar! Kjo nënkupton që në fillim është bërë nga ndashmëria ligjore e shtetit. Ky shteti iu takon të gjithëve, pa dallim të fesë apo etnitetit”, tha Agim Jonuz, Ish-këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjenerali i parë shqiptarë i ARM-së, Zijadin Tushin, thotë se 25 vjetët në shërbim të armatës kanë qenë dëshmi për të sjellë lojalitet tek kolektivi dhe qytetarët se shqiptarët i qëndrojnë besnik shtetit.

“Në Armatë, por edhe në institucionet tjera, qëndron akoma mosbesimi. Pra, nuk ka një vullnet qytetarë dhe një besim të qëndrueshëm, nga për shkak se ky mosbesim vjen nga nacionalizmi”, tha Zijadin Tushi, Ish-Gjeneral ushtarak.

Sipas të dhënave zyrtare, përfaqësimi i ushtarëve shqiptarë në ARM nuk e kalon 20%-in. Ekspertët e fushës thonë se interesimi ka rënë, pa dallim etniteti, jo vetëm tek ushtarët profesionistë  por edhe tek kualifikimi për njësitet elitare. Shkaqet që rendisin ata janë mungesa e kushteve elementare dhe pagat e ulëta, përkundër punës së vështirë dhe rrezikshmërisë së lartë.

Përgatiti: Adnan Qaili

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU