ZAEV PËR MARRËVESHJEN ME GREQINË: “NUK DO TË KETË MË OKUPATOR FASHIST BULLGAR NËPËR LIBRAT MËSIMORE”

443
0
SHPËRNDAJE

Në librat mësimore të historisë në Maqedoni, nuk do të shfrytëzohet më termi “okupatori fashist bullgar”. Këtë, në intervistë për televizionin nacional bullgar e deklaroi kryeministri Zaev, i cili tha se për hir të miqësisë, në qoftë se ndodh që në një libër rastësisht të mbetet ky term, i njëjti do të hiqet. Zaev në këtë intervistë thotë se me këtë marrëveshje Maqedonia përfiton shumë dhe nuk humb asnjë.

“Librat modern, historia moderne në Maqedonisë shkruan vetëm për fashizmin, nuk shkruan për popujt, si fashist, okupatorë ose gjëra të ngjashme. A mendoni se kjo do të largohet nga librat dhe se nuk do të jetë më në to? Unë mendoj se më nuk do të jenë, sigurisht që nëse ka, për hir të miqësisë, duhet të përmirësohet”, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër i R. Maqedonisë.

Kryeministri në intervistë thotë se deri në fund të vitit, marrëveshja për fqinjësi të mirë, nga ana e qeverisë do të dorëzohet në Kuvend për ratifikim. Këtë gjë e ka bërë qeveria e Bullgarisë javën e kaluar, ndërsa dokumentin e kanë dërguar në Kuvendin në Sofje për ta votuar.

Nga ana tjetër, ndryshime në librat e historisë kërkon edhe Greqia, përkatësisht, revizion të segmenteve të caktuara për të cilat ata mendojnë se interpretohen në mënyrë të gabuar në Maqedoni. Dimitrov thotë se tani për tani nuk është biseduar për formimin e komitetit të përbashkët me Greqinë, i cili do t’i kontrollojë librat mësimore, por është biseduar vetëm për takime mes historianëve të të dyja vendeve.

“Është e mundur që ministri të ketë plan që këtë ta vazhdojë. Maqedonia në vitin 2007 dhe unë personalisht në atë kohë në rolin e negocuesit për dallimet rreth emrit, në kontekst më të gjerë në propozim masat të ndërtimit të besimit, propozova formimin e komisionit të ngjashme më këtë që po propozon tani kolegu Kocijas, kështu që ne në princip nuk kemi asgjë kundër , atëherë ishte tjetër kush president, kishim tjetër qeveri dhe kështu me radhë dhe absolutisht jemi të gatshëm ta shqyrtojmë propozimin e tillë, megjithatë tani për tani është caktuar vetëm takim”, tha Nikolla Dimitrov, Ministër për Punë të Jashtme i R. Maqedonisë.

A do të gjejnë qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë gjuhë të përbashkët për këtë dhe për disa pyetje tjera të cilat do të rezultonin me zgjidhjen e kontestit të emrit, mbetet të shohim. Por zv.kryeministri Bujar Osmani në një deklaratë ekskluzive për TV21, para disa ditëve, tha se në vitin 2018 Maqedonia ka shans  të artë të cilin nuk duhet ta lëshojë, për shkak se atëherë vendi do të hyjë në një rreth magjik nga i cili është shumë rëndë për të dalë.

Përgatiti Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU