MËSIMI NË GJUHËN AMTARE, PROBLEME ME SIGURIMIN E LIBRAVE DHE KUADRIT TË MJAFTUESHËM

471
0
SHPËRNDAJE

Problemi me mungesën e librave shkollore vazhdon të jetë aktual.

Për këtë u ankuan edhe pakicat etnike, si vllahet dhe boshnjakët. Ata përveç  problemit për sigurimin e librave,  po përballen edhe me mungesën e kuadrit mësimdhënës në gjuhën e tyre amtare.                                                                             

“Problemet hasen në sigurimin e librave shkollorë, të sigurohen kuadro, të cilat ekzistojnë por duhen bërë edhe trajnime për kuadrin mësimdhënës,  që cilësia e arsimit të jetë më e lartë”, u shpreh Xhelal Hoxhiq, U.D. i Zv/Drejtorit në Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Bashkësive.

Mungesa e kuadrove për mësuesen Izeta Babaçiç është e papranueshme, sepse për përgatitjen e tyre duhet të kujdesen vetë institucionet publike.

“Nuk mundem asesi të pres të ketë  logjikë fjalia se nuk kemi kuadro për punë, sepse një bashkësi etnike, ose minoritet, nuk mundet e vetme të krijoj kuadër nëse vlerësojmë se jemi të gjithë qytetarë të barabartë në këtë vend”, tha Izeta Babaçic, mësuese boshnjake në SH.F. “Dituria” në Saraj.

Mësuesi i gjuhës dhe kulturës vllahe ankohet se kolegët e tij janë larguar nga mësimdhënia sapo kanë gjetur një profesion tjetër më me leverdi.

“Kemi mungesë trajnimesh për mësuesit, të cilët kanë qenë dhe pastaj kanë gjetur punë tjetër, sepse s’kanë pasur zgjidhje tjetër, dhe janë larguar. Kështu nxënësit mbeten pa mësues”, tha Stavre Shoke, mësues i gjuhës vllahe në Krushevë.

Të gjitha këto çështje u diskutuan në forumin e sotëm për përmirësimin e cilësisë së arsimit në gjuhën e pakicave etnike në Maqedoni.

Gjithashtu u tha se duhet vullnet politik për zgjidhjen e problemeve për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës së minoriteve në vend.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU