Të shtëna me armë në Kongresin Amerikan, një i lënduar rëndë bartet me barela nga policia

TË FUNDIT

Në mbajtjen e Kongresit Amerikan ku duhej të konfirmohet fitorja e Joe Biden, mbështetësit e Trampit kanë hyrë brenda në ndërtesën e Kongresit Amerikan, përcjell TV21.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video ku shihen përleshje mes mbështetësve të Trampit dhe policisë së Uashingtonit.

Siç raporton CNN një grua është në gjendje kritike pasi u qëllua në gjoks. Por burimit nuk mund të japin detaje më të hollësishme mbi rrethanat e të shtënave.

Ndërkaq, Kongresi Amerikan pezulloi punët përkohësisht, pas hyrjes së protestuesve në hollin e saj.

Kujtojmë që nënpresidenti Mike Pence është evakuuar nga Kongresi, ku ishte duke marrë pjesë në Sesionin e përbashkët të saj.