“EFEKTI I LUMTURISË”, SË SHPEJTI NË TREG FILMI I METRAZHIT TË GJATË

1116
0
SHPËRNDAJE

Po xhirohen skenar e fundit të filmit  “Efekti i lumturisë”.

Filmi i metrazhit të gjatë, i cili së shpejti do të jetë në treg, është në regji të Borjan Zafirovskit.

Tema trajton tregim universal për kërkim të lumturisë.

Filmi po xhirohet nëpër disa lokacione të ndryshme si në Shkup dhe Ohër.

Ky film është në produksion të “Novo Makedonsko Video” ndërsa pjesën më të madhe të buxhetit e ka siguruar Agjencia për film e Republikës së Maqedonisë.

Buxheti i filmit përfshinë shumën prej 500 mijë euro.

Koproducent janë edhe “Qendra nacionale për film” e Republikës së Shqipërisë dhe “Qendra për film” në Kosovë.

Sipas regjisorit ideja është që mendimi dhe fjala mund të ndryshojnë shumë gjëra. Pra filmi bazohet në idenë që fuqia e fjalës dhe e mendimit janë gjërat më të fuqishme në botë.

“Pika fillestare e kësaj storie starton kur lexova  librin “Vuajtjet e djaloshit Verter” nga Gëte. Ky libër njihet nga ajo që shkakton efekt të erës. Kur u botua libri, në gjitha vendet që u botua, numri I vrasjeve u rrit për 30 %, meqë libri është tejet depresiv dhe mbaron me vetëvrasjen e personazhit kryesorë. Unë u mundova të gjej anën e kundërt të kësaj dukurie, andaj e emërtova filmin “Efekti I lumturisë”, tha Borjan Zafirovski, regjisor.

Aktorja Dejana Popovska luan rolin e Leës, rolin e protagonistes kryesore. Aktorja studion në Paris të Francës dhe thotë që mes këtyre shteteve, në aktrim, nuk ka diferencë.  Problemi i personazhes është i dyanshëm: me rrethin në të cilin jeton dhe problemi ekzistencial, ku ajo përballet me një sëmundje të pashërueshme.

“Lea ndeshet para së gjithash me mentalitetin maqedonas, të cilët mundohet ta tejkaloj në mënyra të ndryshme jokonvencionale. Lea është studente e psikologjisë, në vit të katër të studimeve. Duhet të diplomojë”, u shpreh Dejana Popovska, aktore.

Rolet kryesore në këtë realizim I luajnë: Dejana Poposka, Sashko Kocev dhe Ana Stojanovska, ndërsa rolet e tjera: Sara Anastasovska, Jovica Mihajllovski, Petar Arsovski dhe Mimi Tanevska. Realizimi I filmit planifikohet të zgjasë 30 ditë. Sasho Peshev–producenti i filmi thotë se “Efekti I Lumturisë” do të hap shumë dyer nëpër festivale dhe në tregun ndërkombëtar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU