Banka Botërore parashikon që ekonomia kineze do të rritet 7.9% sivjet

TË FUNDIT

Ekonomia kineze parashikohet se do të rritet me 7.9 për qind sivjet, pas një rritjeje prej 2 për qind vitin e kaluar, tha Grupi i Bankës Botërore në raportin e vet të fundit “Perspektiva ekonomike globale” të publikuar të martën.

Sipas raportit, bazuar në vlerësimet se vaksina e koronavirusit të ri do të përdoret gjerësisht, sivjet ekonomia globale pritet të rritet 4 %.

Në raport thuhet se PBB-ja globale parashikohet se do të rifillojë rritjen këtë vit pas tkurrjes me 4.3% vjet. Epidemia e koronavirusit të ri ka bërë që miliona njerëz të bien në varfëri dhe mund të frenojë aktivitetin ekonomik e të pakësojë të ardhurat për një kohë të gjatë në të ardhmen.

Për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike, fokusi kryesor i politikave ekonomike në të ardhmen e afërt duhet të jetë kontrolli i përhapjes së epidemisë, sigurimi i vaksimimit të shpejtë e në shkallë të gjerë dhe, në të njëjtën kohë, kryerja e reformave të investimeve për të synuar një rritje të qëndrueshme që varet më pak nga borxhi i qeverisë, theksohet në raportin e BB-së.