SIPAS AUTORITETEVE IRANIANE, PËRFUNDOJNË OPERACIONET PËR SHPËTIM PAS TËRMETIT

450
0
SHPËRNDAJE

Irani ka njoftuar sot se ka ndërprerë operacionet për shpëtim në rajonet e goditura nga tërmeti i fuqishëm, si pasojë e së cilit vdiqën mbi 450 persona, ndërsa u lënduan mbi 7 mijë të tjerë.

Operacionet për shpëtim në provincën Kermanshah kanë përfunduar, deklaroi shefi i shërbimit iranian për situata emergjente, Pir Kolivand.

Siç dihet, tërmeti me fuqi 7.3 shkallë të Rihterit goditi të dielën rajonet në brezin kufitar mes Iranit dhe Irakut.

Dridhjet u ndien në disa provinca të Iranit, por provinca më e goditur ishte Kermanshahu. Më shumë se 400 persona kanë vdekur vetëm në rajonin Sarpol në këtë provincë, e cila gjendet rreth 15 kilometra larg kufirit me Irakun.

Televizioni i Iranit raportoi se tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në disa shtete dhe ka nxitur edhe rrëshqitje të dheut, të cilat kanë penguar punën e ekipeve shpëtimtare.

Zyrtarët mjekësorë kurdë njoftuan se në Irak kanë vdekur së paku 6 persona, ndërsa 68 të tjerë janë lënduar, ndërsa në rajonet kurdë në veri të veri të Irakut kanë vdekur shtatë persona dhe janë lënduar 325 të tjerë.

Tërmeti është ndier edhe në provincën Diarbakir, në juglindje të Turqisë, si dhe në shumë pjesë të Izraelit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU