HAN JAVËN E ARDHSHME NË MAQEDONI, NEGOCIATAT PËR EMRIN VAZHDOJNË MË 21 NËNTOR

412
0
SHPËRNDAJE

Më vonë deri më 21 nëntor, ekipet nga Maqedonia dhe Greqia do të takohen me ndërmjetësuesin Metju Nimic në lidhje me çështjen e emrit. Kryeministri Zoran Zaev në Lubjanë deklaroi se në periudhën e ardhshme do të intensifikohen negociatat mes ekipet e të dyja vendeve dhe ndërmjetësuesit të Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic. Zaev thotë se ka përpjekje për të arritur konsensus nacional për këtë çështje së bashku me presidentin Ivanov dhe partinë opozitare, VMRO-DPMNE-në.

“Po ndërtojmë raporte miqësore me Republikën e Greqisë dhe në një atmosferë miqësore unë personalisht besoj se është e mundur të gjendet zgjidhje edhe për këtë çështje të ndjeshme. Kështu që, Maqedonia, po fillon një përpjekje që shpresoj të jetë e fundit, me qëllim që më në fund të zgjidhet problemi që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues”,tha Kryeministri i RM-së, Zoran Zaev.

Paralelisht me porositë e Zaevit të cilat ai i dërgon nga Lubjana pas takimeve me kryesinë e Sllovenisë, në Bruksel shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe zv/kryeministri për  euro integrime, Bujar Osmani u takuan me nënkryetaren e Komisionit Evropian, Federika Mogerini. Osmani asaj ia ka përcjellë qëndrimin e Qeverisë së Maqedonisë, se Komisioni duhet ta përfshijë Maqedoninë në strategjinë për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Vendimi ynë është se procesi i euro integrimeve duhet të vendoset në nivel mbipartiak, mbi etnik, përkatësisht të vendoset në nivel nacional dhe të arrijmë konsensus të të gjithë faktorëve të shoqërisë në rrugën tonë të euro integrimeve”, u shpreh Osmani.

“Qeveria e re u lind pas një krize të gjatë, të rëndë, morale, politike dhe institucionale dhe kjo është qeveri e cila u premtoi qytetarëve se do të ndërtohen institucione të pavarura dhe funksionale”, tha Dimitrov.

Dimitrov dhe Osmani u takuan me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Bashkimit Evropian por edhe me euro komisarin për zgjerim, Johanes Han. Pas takimit, Han në rrjetet sociale shkroi se javën e ardhshme do ta vizitojë Shkupin, për t’u takuar me të gjitha partitë politike dhe sektorin civil.

Përgatiti: Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU