KOÇAN E KONSIDERON VETEN TË PAFAJSHËM, “TRUST”, TË AKUZUARIT KANË “GËRRYER” 17 MILION EURO

505
0
SHPËRNDAJE

Bindja se krimi paraqet aktivitet që ia vlen të bëhet, është gjëja e përbashkët e të akuzuarve në rastin Trust, të cilët me dokumente të falsifikuara kanë fituar tender nga SHA ELEM për gërryerjen e qymyrit dhe materialeve të mbetura në kompani  “REK BITOLA”.  PPS-ja, sot, në seancën e parë theksoi se të akuzuarit kanë “gërryer” 17 milionë euro, para shtetërore. Prokurori Gavrill Bubevski në fjalën e tij hyrëse tha se përmbajtja e bombave vërteton se të akuzuarit në mënyrë të vetëdijshme kanë manipuluar me rregullat dhe procedurën për dhënien e marrëveshjes për furnizim publik, ndërsa motivi kryesor ka qenë përvetësimi i pronës.

“Falsifikimi i dokumentacionit është baza e kësaj vepre penale. Kështu e ka paraparë ligjvënësi dhe në këtë mënyrë e mbron konkurrencën dhe nuk lejon që me falsifikimin e dokumentacionit të marrësh një punë të cilën, siç pohuan tani të akuzuarit, e kanë punuar. Nuk mundesh të punosh diçka pa pasur dokumente të vlefshme. Rreziku të cilin e ndërmerr duke hyrë në këtë lloj pune është i yti, për shkak se ti e di se vepron në mënyrë joligjore. Në qoftë se të zbulojnë, atëherë do t’i kthesh ato 17 milionë euro”, u shpreh Gavrill Bubevski, Prokuror në PPS.

Biznesmeni Sead Koçan është i akuzuari i parë në këtë rast. Para gjykatës u shpreh i pafajshëm në lidhje me akuzat nga ana e PPS-së. Edhe dy të akuzuarit e tjerë, Vasilije Aviroviq dhe Safet Vatiq, si dhe përfaqësuesit juridik të kompanive “Transmet”, “Sileks nemetali” dhe “Vato” thanë se nuk kanë kryer vepër penale. Ata pohojnë se nuk kanë dhënë dokumente të falsifikuar.

“Në opinionin publik u ngrit pluhur se kjo në një farë mënyre është një gjë e organizuar mes pushtetit dhe kompanive. Por e shihni se del që Safet Vatiq është  akuzuar në mënyrë të padrejtë, dhe unë shpresoj se gjatë procedurës e vërteta do të dalë në pah”, tha Vanço Mitev, avokat i Safet Vatiq-it.

Tre bisedat e përgjuara ndër të cilat edhe tashmë e publikuar bomba, mes ish kryeministrit Gruevski dhe ish drejtorit të kompanisë ELEM, Vllatko Çingovski, janë një pjesë e provave të cilat gjykata penale për këtë rast i pranoi. Prokurorët e PPS-së nuk e përjashtuan mundësinë që, nëse të akuzuarit deklarojnë se ka edhe persona të tjerë nga pushteti i mëparshëm të cilët ua ka mundësuar realizimin e këtij tenderi të paligjshëm, akuza  t’i përfshijë edhe ato persona.

Përgatiti: Mihajllo Vidimliski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU