REAGON SINDIKATA E PUNËTORËVE TË DOJSH-së, KËRKON DORËHEQJEN E ZORAN KARAXHOVSKIT

465
0
SHPËRNDAJE

Sindikata e punëtorëve të Drejtorisë së organeve juridike dhe shoqatave, reagon për shkak se me propozim-buxhetin për vitin 2018, janë neglizhuar punëtorët në shërbimet gjyqësore dhe në shërbimin e prokurorisë publike, të cilët deri më tani disa herë kanë mbajtur grevë duke kërkuar rritje të rrogave.

Gjithashtu, Sindikata e punëtorëve të DOJSH-së, kërkon dorëheqje të parevokueshme të kryetarit të Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski, për shkak se, sipas tyre ai është një nga fajtorët kryesor për gjendjen e rëndë financiare në të cilën gjenden të punësuarit në gjykata.

“Karaxhovskin e vlerësojmë si fajtorin kryesorë për shkak se dy herë nga 40% që në vitin e kaluar nuk na janë dhënë, mjetet ishin në llogarinë e gjykatave deri më 31 dhjetor të vitit 2016. Me miratimin e tij, mundej shumë thjeshtë të kthehen ato mjete prapa. Si duket, këtu bëhet fjalë për inate ose diçka tjetër që ne nuk e dimë”, tha Verica Taseva, Nënkryetare e Sindikatës DOJSH.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor Zoran Karaxhovski nuk deshi të prononcohet lidhur me kërkesën e Sindikatës për dorëheqjen e tij, por ai theksoi se i përmbahet qëndrimit të mëparshëm lidhur me kërkesën e Këshillit për rritjen e pagave dhe honorarëve të një pjese të trupës gjyqësore.

“Kështu që tani më mbetet publikisht të bëj thirrje deri tek deputetët e Kuvendit të Maqedonisë që në debatin për miratimin e buxhetit të RM-së, këtu të bëjnë një intervenim. Për shkak se me këtë rregullore ekzistuese, që parashohin të ardhura të ulëta për Gjyqtarët Porot, pritet që së shpejti të bllokohen të gjitha seancat gjyqësore, atje ku janë të nevojshëm të marrin pjesë Gjyqtarët Porot”, tha Zoran Karaxhovski, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Nga sindikatat e punëtorëve të DOJSH-së shpresojnë se së shpejti do të përmirësohen edhe kushtet për punë të të punësuarve në Institucionet ndëshkuese korrektuese, për shkak se siç informojnë tashmë është realizuar takim me drejtorin e Drejtorisë për zbatimin e sanksione dhe po përgatitet ligji i ri për zbatimin e sanksioneve në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e sindikatës.

Në lidhje me gjendjen rreth zgjedhjes së kryetarit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, qëndrimi i kësaj Sindikate është se kandidati i tyre Peco Grujovski i përmbushë të gjitha kushtet për të qenë kandidat i mundshëm për kryetarë. Në ditët e ardhshme, ashtu siç paralajmëruan nga DOJSH, do të dal me qëndrim zyrtarë edhe vet kandidati i tyre Grujovski.

Përgatiti: Adnan Qaili

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU