PËRFUNDOI DEBATI PËR LIGJIN E GJUHËVE, NESËR HIDHET NË VOTIM

422
0
SHPËRNDAJE

Më në fund pas disa muajve mbaroi diskutimi i fazës parë i propozim ligjit për gjuhët.

Nesër deputetët do të votojnë për nevojën për sjelljen e këtij ligji.

Ligji më pas shkon në Komisionin për Çështje Evropiane ku do të sillen amendamente. Pasi ligji ka flamur evropian, sipas Rregullores diskutimi në Komision zgjat tre ditë, ndërsa më pas shkon në seancë plenare.

Nga opozita paralajmëruan se në fazën e dytë do të propozojnë amendamente për korrigjim të kësaj zgjidhjeje dhe harmonizimin e tij me Kushtetutën e shtetit.

“Ky ligje i kalon kufijtë  e marrëveshjes së Ohrit dhe kushtetutën. Gjithashtu do të mundohemi t’i eliminojmë elementet diskriminuese ndaj gjuhës maqedonase dhe gjuhëve të bashkësive turke,  boshnjake, rome, vllahe dhe serbe, për shkak se propozimi ka elemente diskriminuese si i tillë e poshtërsisht në pjesën e agjencisë dhe inspektoratit”, tha Dimovski.

“As kush nuk është kundër asnjë individi të flas në gjuhën anëtare megjithatë është më mirë të mendohet se a duhet zgjedhjet të jenë racionale dhe të qëndrueshme, praktike”, u shpreh Emil Dimitriev, VMRO-DPMNE.

Ligji për gjuhët  për shumicën parlamentare është një hap drejt bashkëjetesës. Ata sot u përpoqën ta mbrojnë ligjin dhe kërkuan nga opozita që ta mbështesin këtë ligj.

“E keni me të drejtë se kemi shans historike që së bashku  të krijojmë një shoqëri në të cilën nuk janë të rëndësishme dallimet në asnjë  bazament ,duke përfshirë këtu dallimet religjioze dhe etnike”, tha Ivana Tufekxhiq, deputete e LSDM-së.

“Shteti ndaj një komuniteti ka bërë padrejtësi dhe është një e drejtë e cila na takon na ka takuar dhe është mohuar se përfaqësues të komunitetit fatkeqësisht maqedonas, nga kjo foltore dhe nga ky kuvend është e drejtë dhe tepruar ndaj komunitetit shqiptar dhe nuk kanë dashur të pajtohen me realitetin”, tha deputeti i BDI-së, Ejup Alimi.

Ligji sillet me shumicë të thjeshtë, duhet të ketë kuorum prej 61 deputetëve, ndërsa prej tyre duhet të votojnë 41, plus Badenteri, gjegjësisht të votojnë edhe shumica e përfaqësuesve të pakicave.

Përgatiti: Zimer Jashari  

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU