CAROVSKA DEL NË KRAH TË PUNËTORËVE, SANKSIONE PËR PRONARËT QË THYEJN LIGJIN

504
0
SHPËRNDAJE

Mbi 90% të rasteve, punëdhënësit kanë respektuar ligjin dhe kanë paguar pagë minimale, por megjithatë ekzistojnë punëdhënës problematik të cilët nuk i respektojnë rregullat, tregojnë të dhënat nga DAP. Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, i inkurajon punëtorët të cilët janë të detyruar nga punëdhënësit të ju kthejnë një pjesë të pagës që e marrin, këtë gjë ta denoncojnë.

“Është shumë e rëndësishme që të kemi dëshmitarë  për këtë gjë, duhet të ngrihet procedurë jo vetëm për shkelje, por edhe për vepër penale për atë që punëtorit i merrni një pjesë të pagës ose ta paguani pagën në dorë. Andaj unë i lus të gjithë punëtorët të inkurajohen dhe më në fund ta mbarojmë këtë punë që ka të bëjë me keqpërdorimin e fuqisë punëtore në kompanitë. Unë sinqerisht qëndroj pas secili punëtor që do të paraqes mosrespektim të ligjit”, tha Carovska.

Pjesa më e madhe e hulumtimeve, tregojnë se të punësuarit në vend kanë standard më të ulët nga të punësuarit në rajon sipas lartësisë së pagave mujore. Edhe pse ka rritje drastike të lartësisë së pagave në 10 vitet e fundit, ekspertët janë skeptik se të ardhurat mujore janë rritur për 66%, siç pohojnë institucionet.

Të dhënat e fundit të institutit “Finance Think” tregojnë se 43% të punëtorëve marrin pagë në vlerë  prej 12 mijë denarëve, gjysma e punëtorëve marrin paga prej 12 mijë deri më 25 mijë denarë ndërsa 8% të punëtorëve fitojnë mbi 25 mijë denarë”.

Në shtator, ka startuar pagesa e  pagës minimale prej 12 mijë denarëve, ku edhe shteti ka asistencë financiare. Në nivel mujor nga buxheti për këtë qëllim sigurohen 1.5 milion euro – para të shtetit. Qeveria planifikon që mbështetja financiare të zgjas një vit, me atë që në gjashtë muajt e fundit përkatësisht vitin e ardhshëm, shuma e parave të përgjysmohet në 750 mijë euro, për shkak se pritet që kompanitë t′i përshtaten kushteve të reja. Nëse kompanitë vendosin që ta shfrytëzojnë ndihmën e shtetit do të marrin rreth 2000 denarë për çdo pagesë të pagës minimale. Llogaritë tregojnë se pagë minimale marrin rreth 130 mijë punëtorë në vend.

Përgatiti: Ile Petrevski                          

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU