RRITET NUMRI I TË SËMURËVE ME DIABET, 190 000 PERSONA TË DIAGNOSTIFIKUAR ME DIABET

366
0
SHPËRNDAJE

Numri i të prekurve nga diabeti, në Maqedoni vazhdimisht shënon rritje. Numri i përgjithshëm i pacientëve të prekur nga kjo sëmundje sipas Bojan Kirov, është rreth 190 000. Kjo nënkupton se në Maqedoni, sipas atlasit internacional të federatës se diabetikëve, me diabet janë mbi 12 % nga numri i përgjithshëm i popullsisë.

Shqetësuese është fakti që nga diabeti vuajnë edhe gjeneratat e reja. Nga lidhja e shoqatës së diabetikëve njoftojnë se numri i pacientëve me diabet është në rritje edhe te fëmijët.

“Ka rritje, domethënë edhe te të rinjtë, te fëmijët e vegjël. Çdo vit, mos të them edhe çdo muaj të paktën një ose dy”, tha Bojan Kirov, Kryetar i LSHD.

Mungesa e insulinës nuk paraqet më problem thotë Bojan Kirovit. Sipas tij, që nga shtatori nuk ka ankesa dhe krizë për mungesë të insulinës.

Nga ana tjetër zëvendësministri i shëndetësisë Goce Çakarovski u shpreh që, insulina të cilën e marrin pacientët diabetik është cilësore. Ai gjithashtu tha që i duhet pak kohë për të vendosur tregues relevant në laboratorë për të eliminuar këto dyshime.

“Deklaroj hapur që do të përkujdesemi që në të ardhmen, të marrin insulinë cilësore dhe të rregullt”, tha Goce Çakarovski, zëvendës ministër i Shëndetësisë.

Sa i përket diabetit dhe preventimit të tij, Sasha Jovanovska-Mishevska drejtoresha e klinikes për endokrinologji, tha që kjo është sfidë si për pacientët ashtu edhe për institucionet e shëndetësisë.

“Është e nevojshme të punojmë më shumë në prurjen e masave për parandalimin e sëmundjes së sheqerit. Para së gjithash këto janë masa për tu ushqyer shëndetshëm, masa për aktivitet fizik më të madh dhe kuptohet, masa të cilat do të ndihmojnë, në ruajtjen e shëndetit te pacientët me sëmundje diabeti”, u shpreh Sasha Jovanovska -Mishevska, drejtoreshë e klinikës për endokrinologji.

Nga diabeti rrezikohen edhe gratë shtatzëna. Statistikat sipas Mishevskës tregojnë që 70 deri 85 % e pacienteve që kanë diabet gjatë shtatzënisë, për të arritur kontrolle optimale të glikemisë, duhet të ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit dhe stilin e jetesës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU