100 MIJË KËRKUES PUNE AKTIV DHE PASIV, QEVERIA NDIHMON BIZNESET E VOGLA DHE TË MESME

454
0
SHPËRNDAJE

Qeveria vendosi që t′i mbështes kompanitë e vogla dhe të mesme nëpërmjet planit operativ të programeve aktive dhe masave për punësim. Masat kanë të bëjnë me përparimin e mundësive për punë, blerje të pajisjeve por edhe përparësi gjatë punësimit të personave deri në moshën 29 vjeçe. Programi sot u prezantua edhe para biznesmenëve nga oda ekonomike. Plani operativ për masat për punësim për këtë vit ka vlerë prej 17 milion eurove, si dhe  janë siguruar  edhe 2 milion euro shtesë me rebalancin e Buxhetit.

“Është shumë e rëndësishme që sot këtu janë prezent përfaqësues të sektorit afarist, për shkak se po përballemi me një paradoks në një shtet ku ka kërkesë për fuqi punëtore të kualifikuar, mirëpo biznes sektori nuk mund të gjejë një kuadër të tillë, me qëllim që në mënyrë adekuate ta kryejnë punën e tyre”, tha Luiza Vinton, përfaqësuese e UNDP-së.

“Një nga prioritetet e odës ekonomike është përputhja e ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore dhe sigurimi i fuqisë punëtore të kualifikuar për nevojat e punëdhënësve”, u shpreh Elena Milevska Shtrbevska, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU