TREGTIA ME NJERËZ, DOMINOJNË GRATË, 33 VIKTIMA TË TRAFIKIMIT NË PESË VITET E FUNDIT

416
0
SHPËRNDAJE

Tregtia me njerëz vazhdon të shqetsëojë rajonin. Vetëm në Maqedoni, në 5 vitet e fundit janë identifikuar 33 viktima të trafikimit me njerëz, 22 prej të cilëve fëmijë. Përveç se është vend tranzit i grupeve të trafikimit me qenie njerëzore, Maqedonia poashtu është edhe vend i origjinës ose destinacion për viktimat që sillen nga jashtë.

“Në lidhje me shfrytëzimin, forma specifike për Maqedoninë janë shfrytëzimi seksual dhe për punë, dhe shfrytëzimi përmes martesës me detyrim.”

“Përdorin metodat më të tmerrshme për shfrytëzimin e grupeve ose individëve të rrezikuar, më së shpeshti gra dhe fëmijë, përmes shfrytëzimit, dhunës, kërcënimeve dhe detyrimit”, tha Magdalena Nestorovska, sekretare shtetërore në MPB.

Nestorovska gjithashtu shtoi se në Maqedoni janë identifikuar edhe raste të trafikimit të fëmijëve të përfshirë në grupet e emigrantëve që tranzitonin në Maqedoni.

Arsyeja kryesore që çon në trafikimin e qenieve njerëzore janë problemet ekonomike dhe sociale të viktimave.

“Tregtia me njerëz, me të gjitha devijimet e saj, i tejkalon kufinjt e problemit kriminogjen.  Veçanërisht, motivi kryesor i saj është shfrytëzimi, pavarësisht nëse është shfrytëzim për punë ose seklsual. Këtu bëhet fjalë edhe për implikime sociale, ekonomike, kulturore dhe të tjera që janë të integruara thellë në fenomenin “tregti me njerëz”, u shpreh Agim Nuhiu, zv/ministër i punëve të brendshme.

Në konferencën e sotme të koordinatorëve nacional kundër trafikimit në Evropën Juglindore gjithashtu u tha se Maqedonia është e vendosur në luftën kundër tregtisë me njerëz dhe se duhet pasur bashkëpunime më të mëdha që ky fenomen të jetë sa më i rrallë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU