NË BALLKAN ËSHTË ARRITUR PËRPARIM, SFIDË MBETET LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT

437
0
SHPËRNDAJE

Sipas senatorit amerikan, Kris Marfi.

Në Ballkan është arritur një përparim i madh, por ka ende sfida të shumkta, siç është për shembull korrupsioni dhe për këtë arsye rruga drejtë Bashkimit Evropian mbetet rruga e vetme e qëndrueshme për ardhmërinë e rajonit, deklaroi senatori demokrat, Kris Marfi.

Marfi theksoi se Në Ballkan është arritur një përparim i jashtëzakonshëm dhe është ky një rrëfim, i cili duhet të vazhdoi, por tërhoqi vërejtjen se shtetet e rajonit ende përballen me sfida të shumta. Ai me këtë rast si sfidë e përmendi luftën kundër korrupsionit dhe qartësoi se integrimi i këtyre shteteve në Bashkimin Evropian nxitë reformat, kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit.

Gjatë fjalimit në Forumin Ekonomik Transatlantik, Marfi vlerësoi se në Ballkan po vërehet se është rritur dukshëm ndikimi i Rusisë.

Ai tha se ndikimi i Rusisë në rajon po rritet dukshëm, me Moskën që po financon më shumë se asnjëherë më parë organizatat joqeveritare dhe po bën përpjekje për të blerë media në rajon, për të përhapur propagandën ruse.

Marfi tha se Stejt Departmenti amerikan me në fund ka filluar operacionet për tu përballur me propagandën ruse, por shtoi se Uashingtoni ende ka mbetur prapa në këtë fushë, në veçanti në Ballkan.

Senatori demokrat porositi se pa mbështetjen e vazhdueshme amerikane vështirë se do të vazhdojnë trendët pozitive në rajon.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU