ME VENDIMIN E GJYKATËS NË BEOGRAD, DËNIME TË BUTA ME KUSHT TË PERSONAVE QË DOGJËN AMBASADËN E SHBA-SË

444
0
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë në Beograd ka shprehur dënime me kusht prej pesë deri në gjashtë muaj burg për katër personat, të akuzuar për djegien e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, në shkurt të vitit 2008.

Me vendimin e Gjykatës, tre të akuzuar të tjerë u liruan nga akuzat, në mungesë të dëshmive.

Sulmi kundër ambasadës dhe procesi i ngadalshëm gjyqësor kundër të akuzuarve, ka tendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Uashingtonit.

Dënimet nuk do të hyjnë në fuqi, nëse të dënuarit nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës së vëzhgimit të tyre, që do të zgjasë dy vjet.

Të akuzuarit u shpallën fajtor nën akuzat se kanë hedhur gurë në drejtim të ambasadës, se kanë thyer xhamat e ndërtesës, e në brendësi të së cilës më pas u hodhën flakadanë, duke shkaktuar zjarrin.

Protesta u zhvillua më 21 shkurt të vitit 2008, katër ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast pati humbur jetën një protestues, i cili u dogj pasi kishte hyrë në brendi të ambasadës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU