OZIL MUND TË RIKTHEHET NË MADRID

450
0
SHPËRNDAJE

Mesfushori gjerman pritet të largohet nga Arsenali

Mesut Ozil kthehet në një dëshirë të madhe të Atletico Madridit, që e kërkon si përforcim në verën e ardhshme.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja angleze “The Sun”, se futbollisti i kombëtares gjermane ka kontratë me Arsenalin deri në fund të sezonit dhe nëse nuk arrihet marrëveshja për rinovimin, atëherë ai do të ketë të drejtë që në janar të ketë kontakte me klube të ndryshme që janë të interesuar për të.

Drejtuesit e klubit spanjoll i ofrojnë gjermanit 200 mijë funte në javë, plus një shumë të caktuar për transferimin, që gjithsesi nuk do ta arrinin kërkesën e tij prej 330 mijë funteve në javë që i kërkon për të vazhduar kontratën me Arsenalin.

Ozil mund të kthehet përsëri në Madrid, ku më parë ka luajtur për Realin nga viti 2010 deri më 2013.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU