Sot dhe nesër autobusët në Shkup lëvizin sipas orarit të së dielës

TË FUNDIT

Për shkak të festave të Krishtlindjeve, Ndërmarrja Publike Qarkulluese njofton se transporti publik në kryeqytet do të zhvillohet sipas itinerarit të së dielës.

Sot me kujdestari punojnë pikat shitëse të biletave në Tregun e Gjelbër dhe Qendrën e transportit, të cilat do të punojnë prej orës 7:00 deri në orën 19:00, si dhe pika shitëse e biletave në Gjorçe Petrov e cila do të punojë prej orës 7:00 deri në orën 13:00

Siç informon NPQ, nesër, përkatësisht për Krishtlindje, pikat shitëse të biletave nuk do të punojnë.