KOMUNAT DO TË NXITEN PËR IMPLEMENTIM TË PROJEKTIT PËR MENAXHIM ME MBETURINAT

415
0
SHPËRNDAJE

Përgatitjet teknike dhe institucionale të Rajonit të Pellagonisë, atij Jugperëndimor, të Vardarit dhe të Shkupit, janë të domosdoshme për vendosjen e një sistemi të vetëqëndrueshëm të integruar dhe financiar për menaxhim me mbeturinat në nivel rajonal. Kjo është realizuar në kuadër të projektit 24-mujor për menaxhim me mbeturinat në katër rajonet, financuar nga Bashkimi Evropian me 3,58 milionë euro. “Janë përpunuar dizajnet për zbatim dhe dokumentet e tjera planore, që janë paraparë për ndërtimin e një deponie rajonale me transfer-stacione adekuate për secilin prej këtyre rajoneve në veçanti”, tha Ana Karanfillova Maznevska, udhëheqëse e Sektorit për mbeturina pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. “Vendosja e këtij sistemi mund të lëvizë prej 24 deri në 35 milionë euro, varësisht nga madhësia e rajonit dhe numrit të popullatës”, deklaroi Karanfillova Maznevska.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU