NESËR PA ENERGJI PJESË TË DISA KOMUNAVE TË SHKUPIT

475
0
SHPËRNDAJE

Disa pjesë nga komunat e Shkupit: Qendër, Karposh, Çair, Kisella Vodë, Aerodrom dhe Çuçer Sandevë nesër do të jenë pa energji elektrike për shkak të intervenimeve të caktuara në rrjetin elektro-energjetik. Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 09:30 pa furnizim me energji elektrike do të jenë konsumatorët nga bulevardi “Ilinden”, pjesa tek Kopshti zoologjik, rr.”Orce Nikollov” dhe rr.”Ruzveltova” në komunën Qendër. Pa energji nga ora 08:30 deri në orën 11:00 do të jenë konsumatorët e një pjesë të Vodnos së Mesme – transmetues për RTV kanale, një pjesë e Krushopekut të Epërm dhe një pjesë e fshatit Nerez – “Etno Fshati”, në komunat Qendër dhe Karposh, ndërsa në periudhën nga ora 08:40 deri në orën 15:00 konsumatorët e një pjese nga rr.”Serava”, rr.”Stojna Stevkova” dhe rr.”Rifat Burxhevic” në komunën Çair. Në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 11:30 ndërprerje në furnizimin me energji do të kenë konsumatorët nga rrugët e rrethinës në afërsi të Sallës Universale, rr.”29 Nëntori”, pjesa tek Salla Universale, rr.”Vlladimir Pollezhinovski”, rr.”Petar Pop Arsov” dhe rr.”9 Maji” në komunën Qendër, ndërsa në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 13:30 konsumatorët e rr.”Mihail Çakov” dhe rr.”Gjorgji Sugare” tek Ngrohtorja në komunën Kisella Vodë. Pa energji në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 15:00 do të jenë konsumatorët e një pjese të fshatit Kuçevishte në komunën Çuçer Sandevë, nga ora 14:00 deri në orën 15:30 konsumatorët nga rr.”Gorno Lisiçe” dhe “Gornovranovska” tek kanali në fshatin Lisiçe e Epërme, rr.”Gjorgji Andreeviq Kun”, si dhe hyrja në fshatin Lisiçe e Epërme në komunën Aerodrom, ndërsa në periudhën nga ora 08:45 deri në orën 15:00 konsumatorët e një pjese të rr.”Çairska”, rr.”Brigada e 7-të Shqiptare”, si dhe një pjesë e rr.”Bajram Shabani” në komunën Çair.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU