RASTI “ALMIRI”, FAMILJA E INDINJUAR, NUK BESOJNË NË DREJTËSINË E GJYKATËS

102
0
SHPËRNDAJE

Me rikualifikimin e veprës penale, Prokuroria e Kumanovës do të tentojë ta shpëtojë të akuzuarin Boban Iliq për vrasjen e katërjveçarit Almir Aliut, dyshojnë avokatët. Ata dhe familja e Almirit, sot u ankuan për mënyrën se si Gjykata dhe Prokuroria në Kumanovë janë duke e zhvilluar procedurën. Sipas tyre, refuzimi nga gjykata i dëshmitarëve të propozuar nga pala mbrojtëse, hap dilemën për rikualifikimin e mundshëm të veprës penale.

“Me dorëzimin e këtyre provave verbale dhe të dëshmitarëve të propozuar, dëshiruam që gjykatës t’ia bëjmë me dije se do të dëshmojmë se vepra penale është bërë me paramendim”, tha Ibrahim Bajrami, avokat.

Për avokatët është e papranueshme edhe ekspertiza e neuropsikiatërve, sipas së cilës, i akuzuari është racional, por kanë shtuar se nuk ka pasur veprim me paramendim, gjë që sipas avokatëve, ata nuk kanë pasur kompetencë për të komentuar.

“Aty ka vrasje të qartë, paramendim dhe lëvizje të qarta. Por dikush tenton që një situatë të këtillë për një rast kaq të ndjeshëm, siç është vrasja e Almir Aliut të mitur, të guxojë dhe eventualisht të bëjë një rikualifikim më të lehtë”, tha Asmir Alispahiq, avokat.

Babai dhe xhaxhai i Almirit u ankuan se Gjykata e Kumanovës ata i akuzon për ushtrim dhune, ndërsa për vëllain e Boban Iliqit, i cili gjithashtu ka marrë pjesë në zënkë, procedura për ushtrim të dhunës është ndërprerë.

Nga prokuroria sot nuk morëm përgjigje se a do të bëjë rikualifikimin e veprës penale prokurorja Suzana Kusigjarska e cila e përfaqëson aktakuzën. Thonë se fjalët përfundimtare për këtë rast u caktuan të mbahen të mërkurën, kur edhe do ta dëgjojmë vendimin e prokurores. Almiri katërvjeçar u godit me veturë më 25 qershor të vitit të kaluar, pas një zënke ndërmjet babait të tij dhe të të akuzuarit Boban Iliq pranë Ambulancës së qytetit në Kumanovë. Pas kujdesit intensiv një javor, Almiri i vogël iu nënshtrua plagëve.

Përgatiti: Mihajllo Vidimlliski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU